Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po bën gjithçka për t’i bërë ballë pushtuesit rusë, i cili është sot në ditën e pestë që tenton të marrë kryeqytetin e Kievit.
Autoritetet në Ukrainë kanë armatosur civilët që dëshirojnë të mbrojnë qytetin, madje Zelenskyu ka bërë thirrje edhe shtetasve të huajë që të bëhen pjesë e ushtrisë Ukrainase.
Së fundmi, ai ka kryer edhe një tjetër lëvizje. Volodymyr Zelensky ka deklaruar se të burgosurit me përvojë ushtarake do të lirohen dhe do të bëhen pjesë e ushtrisë në luftën ndaj pushtuesit rus.