Kryetarja e “Komisionit Hetimor për Incineratorët”, në një deklaratë për media bëri me dije se Partia Demorkratike do çoj fakte në SPAK, duke akuzuar Erion Veliajn.
Tabaku tha se Veliaj është kapur në dëshmi të rreme gjatë raportimit në Komisionin Hetimor, duke marrë përsipër angazhimin financiar të bashkive të qarkut të Tiranë.
“Sot menjëherë pas kësaj konference PD do çojë fakte shtesë në SPAK për Erion Veliajn. Ai ishte personi që dëshmisë së tij u kap në dëshmi të rreme. Veliaj merr përsipër një angazhim financiar të bashkive të qarkut Tiranë për t’ia paguar koncesionarit. Veliaj zotohet se në rast se bashkitë e tjera dështojnë, merr përsipër të paguajë detyrimet edhe të bashkive të tjera të qarkut Tiranë.
Tabaku theksoi se ,Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në datë 28.06.2016 ku në përgjigje të kërkesës së kompanisë, që fiton koncesionin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 mln euro.
Ai në kundërshtim me ligjin, ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak.
Gjithashtu Tabaku shtoi se përveç kostove direkete dhe shtesë ka rezultuar edhe rritja e tarifave të pastrimit.
“Organi i akuzës duhet ta kishte ndalur për dëshmi të rreme. Nesër do të vijojmë me një zyrtar tjetër. Po ju shpalosin shqiptarëve abuzimi dhe shkeljen e ligjit, pavarësisht presionin SPAK kjo është një provë për sistemin e ri të drejtësisë”, tha ajo.
Më herët ajo ka deklaruar se Rama, i vodhi shqiptarëve 430mln euro./5pyetje.al