-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD sulm frontal kundër Topallit: “Moldavja” e Metës, Tom Doshi dhe Shkodra

Kryesoret

Partia Demokratike ka sulmuar koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, Jozefina Topallin që ka dalë hapur në mbështetje të Sali Berishës si dhe Tom Doshin për “betejën” në Bashkinë e Shkodrës.

PD ka publikuar një video të një debati mes Jozefina Topallit dhe Ilir Metës disa vite më parë në parlament, ndërsa thekson se kush zgjedh partinë e Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën.

“Sot kërkon vota e demokratëve për partinë e tij, por Metën e quan mafie. Demokratët dhe shkodranët nuk gënjehen nga mashtrimet e mafias, apo non grateve që duan ta përdorin Shkodrën për hallet e tyre.

Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat. Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, mafias siç e quan zonja që sot urren PD.

Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e non gratave apo birin e tyre Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave! Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës, mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën” deklaron PD.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit