Lufta i doli jashtë kontrollit Rusisë. “CNN” shkruan se kostot po rriten për Rusinë dhe Vladimir Putinin ndërsa më shumë sanksione janë vendosur.
Vendimi i vendeve perëndimore dhe aziatike për të “ngrirë të gjitha asetet” nga banka qendrore ruse janë “hapi më dramatik deri tani”.
“Mendoni bankën qendrore ruse si rrahjen e zemrës së sistemit financiar rus. Presidenti Putin ka krijuar rezervën e katërt më të madhe në botë të valutës së huaj, mbi 630 miliardë dollarë dhe një pjesë e arsyes ishte izolimi nga sanksionet perëndimore” shkruan “CNN”.
Artikulli vijon më tej duke theksuar se këto rezerva në thelb i lejuan Putinit dhe Rusisë “të mbështesin monedhën e tyre” dhe t’i lejojnë ata “të ofrojnë likuiditet për bankat e tyre”.
Një sanksion si ky është jashtëzakonisht i rrallë. “Tani kur doni të kuptoni se sa e rrallë është kjo të synoni bankën qendrore të një vendi. Shikoni vendet e shënjestruara më parë. Venezuela, Irani, Siria, të gjithë shihen si aktorë keqdashës.
Dallimi këtu, asnjë vend, nuk e ka shkallën e ekonomisë së Rusisë, 1.7 trilion dollarë. Kjo thjesht nënvizon momentin në të cilin jemi tani dhe shkallën e përgjigjes” thekson “CNN”.
/5pyetjet.al