23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundojnë negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

Kryesoret

Bisedimet e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar. Kjo është raportuar nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Kievit, cituar nga Interfax.

Në tryezën ku u zhvilluan bisedimet mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, Këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit, Oleksiy Arestovych, deklaroi se Ukraina ka kërkuar tërheqjen e të gjithë trupave, duke përfshirë Donbass-in dhe Krimenë.

Nisja e bisedimeve

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë nisën rreth mesditës së të hënës, në kufirin me Bjellorusinë, ka thënë për agjencinë e lajmeve Interfax, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak. Më herët Ukraina deklaroi se qëllimi i diskutimit do ishte armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina.

I pari ishte delegacioni ukrainas, i cili mbërriti në vendin e takimit, për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Sipas një deklarate, delegacioni përfshinte, ndër të tjerë, ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk ishte pjesë e delegacionit.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit