1 javë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Denis Xholi dhe Albjon Ceku u kapën në makinën e tyre me para për të blerë vota për Partinë Socialiste.
Gjykata i dënoi ata me 1 vit dhe në përgjimet e telefonave të tyre vërtetoheshin biseda ku flisnin për shpërndarje parash.
Por, paratë nuk ishin e vetmja mënyrë për të blerë vota. Dy të dënuarit kanë bërë presion me anë të ndihmës ekonomike për të siguruar vota.
Kjo vërtetohet nga përgjimet telefonike që Euronews Albania i zotëron.
Denis Xholi: Ja ta takoj nesër atë. Takova Bert Qosen sot.
Besmir Xholi: Nuk e di o punët nuk janë fare mirë këtë di me thënë. Çfarë tha Berti.
Denis Xholi: Ashtu më duket dhe mua. Ta shoh më tha, haha. Duhet me ju bë i çik presion nga asistenca se jan bë kopila.
Besmir Xholi: Po mirë mendoju thuj tua bëjn ato që u japin, se merrte Mani Danit 210 mijë lekë asistencë edhe shumë mirë ua bëjnë. Shpendit a i ke thënë gjë?
Kjo nuk është e vetmja bisedë e gjetur në telefonin e Denis Xholit ku në fokus është ndikimi ndaj qytetarëve të Peshkopisë për të votuar Partinë Socialiste. Në këtë bisedë, Denisit i kërkohet 3 mijë lekë për 1 votë.
Kusheriri Keli: Denis këto janë llafet thoi Kelit na fut ndonjë gjë se jemi copë copë dhe dhjetë vota për 100, o Deno thoj kushos tim 300 mijë bëji gati dhe ti jap 10 vota si dush.
Denis Xholi: Ok. Ok.
Pas bisedës, Denis Xholi frikësohet nga përgjimet dhe 20 minuta me vonë i dërgon një tjetër mesazh ku i shkruan.
Denis Xholi: Të lutem nuk merrem me kështu punësh unë.
Dosja përmban edhe komunikime të tjera kryesisht gjatë fushatës elektorale një është ai i datës 10 prill ku Denis Xholi i kërkon një personi të njohur si nipi i xhatit t’i sigurojë një listë me emra për të blerë vota
Denisi Xholi: Të lutem më bëj një listë emrash po munde ku mund të bëjmë punë.
Nipi Xhatit: Sa emra do.
Denisi: Hahaha ku mund të bëjmë punë me i kontaktu me i sqaru.
Nipi Xhatit: Se di a janë për takim po un u them ashtu sikur na the ti.
Albjon Ceku i arrestuari tjetër për këtë dosje të hetuar nga pokuroria e posaçme në 19 prill ka biseda me persona ku pranon se janë blerë vota
Aranit Osmani: Paraja blen dhe votën.
Albjon Ceku: Hahaha po, ta blen pz.
Në fokus të ndikimin tek zgjedhësit në Dibër ka qenë edhe vota për kandidatët brenda të njëjtës forcë politike./ Euronews