Kanë nisur pak para mesditës së të hënës bisedimet mes delegacionit të Ukrainës dhe atij të Rusisë në Bjellorusi.
BBC bën të ditur se delegacioni i Ukrainës përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo presidentin Volodymyr Zelensky.
Para takimit, Ukraina bëri të ditur se do të kërkojë në këtë takim një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse nga territori i saj.