Ditën e sotme ministri i mbrojtjes ukrainas i ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas që të dorëzonin armët dhe ata do të përfitonin amnisti të plotë si dhe 5 milionë rubla ruse ose 41.5 mijë euro.
“Të dashur ukrainas! Në 4 ditë të humbjes së pushtuesve rusë të vrarë dhe të plagosur arritën në më shumë se 5.3 mijë persona. Qindra ushtarë dhe oficerë të armikut u kapën në robërinë tonë. Shumë prej tyre janë shumë të rinj. Kremlini i kthen në kriminelë, i kthen në vrasës.
Për Ukrainën, jeta njerëzore është vlera më e lartë. Për të ruajtur jetën e ukrainasve, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës mbështeti iniciativën e komunitetit ndërkombëtar të IT. Ajo është shumë e thjeshtë. Ne u ofrojmë ushtarëve rusë një zgjedhje: të vdesin në një luftë të padrejtë ose amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla (41 mijë euro) të kompensimit. Nëse do të ulin armët dhe do të dorëzohen vullnetarisht në burg”, shkruan ndër të tjera në Facebook, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov. /5pyetjet.al