-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuk Drashkoviç: NATO nuk na bombardoi kot!

Kryesoret

Ish-shefi i diplomacisë serbe, Vuk Drashkoviç në emisionin “Kartoni i Kuq” ka theksuar se për Serbinë zgjidhja ma e mirë është afrimi në NATO, duke shtuar se bombardimet e NATO-së nuk ishin të rastësishme.

“Ne jemi koalicion me listën e Vuçiç, por fjalinë që ka thënë në Fakultetin e Shkencave politike para një viti e gjysmë: Serbia do të zgjidhte të gjitha problemet ekonomike edhe të sigurisë kur do të bëhej anëtare e NATO-së, asokohe Vuçiç ka shtuar se për fat të keq shumica e popullit është kundër”.

Pastaj në vazhdim tha se “kjo është e vërtetë, por populli duhet të edukohet, përderisa nuk hyjmë në NATO do të shtrohet dilema ku po shkojmë. Dhe përherë do të ketë frikë se do bëhemi krahinë ruse”, tha ai.

Lidhur me agresionin dhe bombardimet e NATO-së në vitin 1999 tha se “kjo ishte kthim i të vërtetës në të pavërtetë edhe gënjeshtër. Ky rikthim po vazhdon prej rënies së Millosheviçit në media, dhe rregullohet nga UDBA që tash është e bashkuar UDBA serbo-ruse, që vazhdon të plasojë atë që ndodhi atëherë dhe gënjeshtra e venës bëhet e vërtetë”, tha lideri i SPO.

Drashkoviç ka nënvizuar se në “Serbi akoma besohet se NATO na ka sulmuar pa asnjë shkak”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit