Presidenti ukrainas Zelensky nënshkroi një aplikim për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Në kushte lufte, ai përsëriti edhe njëherë thirrjen për bllokun që vendi i tij të pranohet në BE.
“Sot nënshkrova aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian” shkruan ai në faqen zyrtare.
Zelinsky i bëri thirrje Unionit për të përshpejtuar procedurat e anëtarësimit në BE nisur nga gjendja emergjente që ka prodhuar lufta.