Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy zyrtarë komunalë dhe një ish zyrtar.
Ai tha se është bërë traditë që të bëhen veprime të tilla pikërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Ai tha se arrestimi në proces zgjedhor për gjoja vepra të kryera shumë vjet më parë është tendencioz
Postimi i plotë:
Arrestimet në Bujanoc janë bërë pjesë rutinë e policisë së Serbisë, secilën herë kur jemi në proces zgjedhorë, sepse siç duket kjo i sjell vota nomenklaturës sunduese në Buajnoc.
Serbia është vendi në të cilën, për çdo ditë e në çdo komunë, ka “keqpërdorime të detyrës zyrtare”, duke filluar nga presidenti i shtetit i cili, kur shpallë rezultatet zyrtare të Referendumit për ndryshimin e kushtetutës, para se ato t,i shpallë Komisioni zgjedhor republikan, thyen kushtetutën dhe bën shkjelje të detyrës zyrtare.
Edhe arrestimet e djeshme në Bujanoc të dy zyrtarëve aktual komunal dhe një ish zyrtari, kur veç kanë filluar veprimet zgjedhore për zgjedhjet parlamerntare, është bërë traditë e veprimit të shtetit ndaj shqiptarëve sa herë që në Luginë të Preshevës ka zgjedhje.
Sepse arrestimi në proces zgjedhor, për “vepra” të kryera shumë vjet më parë është tendencioz dhe frikëndjellës me qëllim të destabilizimit të situatës së përgjithsme. Ndryshe nuk mund të kuptohet arsyeja veprimit të shtetit në këtë proces zgjedhor, nëse për “veprën” në fjalë ka patur argumente dhe prova edhe më heret.
Pse u prit fillimi i zgjedhjeve për të vepruar shtrohet pyetja?