Forcat e ushtrisë ukrainase kanë arritur të sabotojnë një grup të posaçëm të forcave ruse që mendohet se kanë dashur të eliminoni presidentin Zelensky.
Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë ukrainas Alexey Danilov, por prej ditësh po përflitet se grupe të ndryshme ruse apo çeçene janë ngarkuar me mision nga Putin për të vrarë zyrtarët ukrainas.
Një nga këto grupe, e quajtur “Wanger”, ka bërë disa porosi për Putinin dhe me urdhër të tij, kanë realizuar me sukses disa asgjësime. Së fundmi ata ishin dërguar në Afrikë, për të torturuar dhe vrarë disa persona atje. /5pyetjet.al