-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edhe kisha kundër Putinit: Tërhiqu nga lufta

Kryesoret

Në një lëvizje të pazakontë, përmes një letre të hapur, më 1 mars dhjetëra klerikë ortodoksë rusë kanë bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të luftës në Ukrainë.

Afro 60 klerikë ortodoksë thanë se “respektojnë lirinë e çdo personi që ia ka dhënë Zoti”, duke shtuar se populli i Ukrainës “duhet të marrin vendimet vet, jo nën grykën e pushkës dhe pa presion as nga Perëndimi e as nga Lindja”.

Në letër u tha se klerikët “vajtojnë” për vuajtjet “që u janë imponuar në mënyrë të pamerituar vëllezërve dhe motrave tona në Ukrainë”.

Është e pazakontë që një numër kaq i madh i klerikëve fetarë të Kishës Ortodokse kaq hapur po sfidojnë Qeverinë e presidentit, Vladimir Putin.

Në vitet e fundit, Kisha Ortodokse Ruse dhe lideri i saj, Patriarku Kirill, i cili nuk e ka nënshkruar këtë letër, kanë mbështetur plotësisht politikat e Putinit.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit