Kryeministri britanik Boris Johnson u qortua sot nga një gazetare ukrainase e përlotur për dështimin e Perëndimit për t’i mbrojtur ata nga Vladimir Putin ‘barbar’.
Kryeministri u akuzua se kishte ‘frikë’ për të mbrojtur njerëzit. Daria Kaleniuk tha se gratë dhe fëmijët “po e merrnin goditjen” sepse NATO nuk po zbaton një zonë ndalim-fluturimi.
“Ju nuk do të vini në Kryeministrinë e Kievit… sepse keni frikë,” tha ajo, duke shtuar se NATO donte të shmangte Luftën e Tretë Botërore, por ajo kishte “tashmë nisur”.
Johnson u përgjigj se nuk mund të pretendonte” se Perëndimi do të ndërhynte ushtarakisht.
“Kjo nuk është diçka që ne mund ta bëjmë”, tha ai. Konfrontimi erdhi pasi Johnson akuzoi Putinin për përdorimin e ‘taktikave barbare dhe pa dallim’ kundër civilëve të pafajshëm ukrainas.
OKB thotë se të paktën 136 civilë janë vrarë deri më tani, duke përfshirë 13 fëmijë dhe qindra të tjerë janë plagosur.
/5pyetjet.al