Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Kryeministrit, Albin Kurtit që të veprojë mbi pesë pika që Haradinaj i ka propozuar.
Haradinaj ka thënë ka propozuar që Qeveria e Kosovës të fokusohet tek FSK-ja si dhe duhet ta pranojë projektin e gazsjellësit amerikan.
Po ashtu Haradinaj ka thënë se dialogu duhet të kthehet nga niveli teknik në atë politik dhe të synohet marrëveshja përfundimtare.
Ai ka thënë se nëse Kurti nuk vepron mbi këto pika ai do ta rrëzikojë sigurinë e vendit dhe për të njejtën gjë do të mbahen përgjegjës.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Kryeministër, koha është për veprim
1.Përfundojeni Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës
2.Sillni në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK, me nenin për donacione
3.Sillni në Kuvend projektligjin për Fondin për Donacione për FSK
4.Rishikojeni vendimin tuaj për projektin e gazsjellësit amerikan dhe miratojeni të njëjtin, pasi që nuk është vetëm projekt ekonomik por edhe i sigurisë
5.Hiq dorë nga dialogu i teknikëve dhe përcaktohu në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues
Çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, për çka do t’iu mbajmë përgjegjës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.