-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Latifi: Putin i rrethuar nga konspiracionistët

Kryesoret

Profesori Blerim Latifi, ka komentuar njerëzit e afërt të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të cilit ka thënë se udhëhiqen nga pikëpamje konspiracioniste dhe asaj të forcës brutale.

Latifi ka thënë se këta njerëz shpikin konspiracione dhe njerëz të rrëzikshëm dhe se me ta marrë pushtetin kalojnë në autoritarizëm.

Latifi ka thënë se shembulli më ilustrativ i kësaj mendësie politike është Putini dhe njerëzit e tij të afërt.

Statusi i plotë:

“E lexova një analizë të Sky Neës mbi profilet e njerëzve më të afërt të Putinit. Të gjithë me mindset( mendësi) të kohës së Luftës së ftohtë. Të gjithë pjesë e asaj që në gjuhën politike ruse quhen “Siloviki”.

Siloviki përfshin njerëzit e formësuar në shërbimet sekrete e militare të periudhës sovjetike, që botën e shpjegojnë dhe e kuptojnë vetëm nga pikëpamja e forcës brutale.

Josif Brodskij, shkrimtari disident i periudhës sovjetike, i vlerësuar me Çmimin Nobel për letërsi në vitin 1987, ka shkruar dikur mbi rrezikun nga ardhja në pushtet e spiunëve: “Kënaqësia më e madhe për një spiun është mendimi se ai luan rolin e Fatit, se ai mban në duart e tij të gjitha fijet”.

Spiunët janë të prirur të përvetësojnë pikëpamje konspirative mbi botën dhe pikëpamje mbi natyrën e keqe të qenieve njerëzore. Ata shohin e shpikin konspiracione e njerëz të rrezikshëm gjithandej, dhe kur pushteti bie në duart e tyre, atëherë autoritarizmi bëhet fakt i kryer. Sepse regjimet autoritariste nuk funksionojnë dot pa mitet konspirative.

Sot Putini dhe njerëzit e rrethit të tij të ngushtë janë shembulli më i shquar i kësaj psikologjie politike.”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, Rusia para pak ditësh ka filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, mirëpo është duke u përballur me një rezistencë të fortë ushtarake atje si dhe me sanksione të fuqishme perëndimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit