Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim vlerësoi rolin e Shqipërisë në krizën në Ukrainë nga iniciativa në Këshillin e Sigurimit në OKB deri te sanksionet kundër Rusisë.
“Shumë nga ne këtu janë anëtarë në NATO, disa aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Të gjithë e pranojmë që jemi në një moment historik. Pushtimi i Ukrainës përbën një rrezik për të gjithë dhe për sistemin ndërkombëtar.
Të gjithë po i përgjigjemi këtij momenti. Po ngrihemi në lartësinë e këtij momenti. Shpreh vlerësimin për rolin e Shqipërisë në OKB, por edhe për ndihmën dhe sanksionet që nuk janë pa kosto. Solidaritet me popullin e Ukrainës” tha ajo.
Mbrëmjen e sotme ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka mblodhi përfaqësues të ambasadave në Tiranë për t’i informuar mbi qëndrimin e vendit tonë lidhur me sanksionet kundër Rusisë. E ndërsa sulmin duke e cilësuar të paprovokuar, Olta Xhaçka përpos Rusisë tha se në listën e sanksioneve është futur edhe Bjellorusia.
/5pyetjet.al