-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO: Angazhimi ndaj Kosovës s’ndryshon, pavarësisht Ukrainës

Kryesoret

Gjashtë ditë janë bërë prej kur një vendim i presidentit, Vladimir Putin prodhoi një luftë re në kontinentin evropian.

Qindra të vrarë dhe mbi gjysmë milioni refugjatë ukrainasë u larguan nga vendlindja e tyre pas sulmit ushtarak nga Rusia. Teksa luftimet në Ukrainë po vazhdojnë, zërat e diplomatëve thonë se Rusia mund të mos ndalet vetën në Ukrainë, duke paralajmëruar se pushtimi rus mund të përfshijë edhe vendet fqinje të saj dhe Ballkanin Perëndimor.

Madje, njohës të çështjeve ushtarake dhe të sigurisë parashikuan se siguria e Kosovës mund të cenohet. Pikë kritike sipas tyre është pjesa veriore e Kosovës.

Të martën, në një përgjigje për KALLXO.com, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO tha se angazhimi i kësaj organizate të sigurisë në Kosovë do të vazhdoj njëjtë, siç ka qenë deri më tani.

“Angazhimi i NATO-s në Kosovë nuk ka ndryshuar”, thuhet në përgjigjen e NATO-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit