-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O Lul, ku je o burrë”, banorët i ankohen Bashës: Dridhet frigoriferi, o të marrsha të keqen

Kryesoret

Lulzim Basha ishte sot në lagjen Picar të Vorës për të kërkuar votën e qytetarëve për kandidatin e PD-së, Ymer Marku për zgjedhjet e së dielës. “Ndryshimi nis të dielën, duhet të votoni Ymer Markun”.

Një grup banorësh të zonës u ankuan për rindërtimin. “Do të bëjmë një auditim sapo të nisim punën. Audit i bashkisë si janë shpenzuar fondet” tha Basha. “I kanë kthyer bashkitë në ushtri për punësimin e njerëzve” tha më tej ai.

Një tjetër problem ishte mungesa e energjisë. “Frigoriferi dridhet, nuk kemi drita. Erdhën, ka një muaj që bënë ndërhyrje, por nuk kemi akoma drita. Po nuk e hoqe, u dogj” tha një banor.

“O Lul Basha, ku je o burrë, o të marrsha të keqen. Do t’i shkatërrojmë” i tha një demokrat, liderit të PD-së. Në datë 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit