Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në një vizitë disa ditore në Turqi.
Përmes një njoftimi në Facebook ajo ka njoftuar se është takuar me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop.
Ajo ka treguar se kanë biseduar me të për bashkëpunim në shumë sfera, duke shtuar se Turqia është partner i Kosovës në shumë procese.
Postimi:
Sot në takim me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, z.Mustafa Şentop, me të cilin biseduam për marrëdhëniet shumëdimensionale, të cilat do të forcohen edhe më tej nga bashkëpunimi në shumë sfera, duke e llogaritur Turqinë partner strategjik në shumë procese.