-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD padit kryebashkiaken e Durrësit: Favorizoi incerenatorin

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një dalje publike për mediat ka deklaruar se do të depozitojë padi penale për kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako. Sipas PD-së, Sako refuzoi të përgjigjej në komision Hetimor për inceneratorët.

“Sako e çoi Durrësin në katastrofe mjedisore, duke favorizuar sipas tyre inceneratorin”.
Zhupa tha se pas mbylljes se Porto Romanos, nuk u mor asnjë masë. Ajo theksoi se PD, do të publikojë dokumente për Bashkinë e Durrësit.

“PD ka nisur denoncimin e kësaj afere prej vitesh. Komisioni i Inceneratoreve vërtetoi ate qe ka thënë PD, qe qeveria “Rama” vodhi 430 mln euro. Ne fund te konferencës do dorëzojmë padi penale ne SPAK.

Sot do shpjegoj skemën korruptive, mafioze të mbetjeve ne qytetit te Durrësit qe ka përgjegjës direkt Emiriana Sako, pjese e kësaj skeme kriminale është edhe Alqi Bllako qe është gjithashtu edhe ne këtë skeme te mbetjeve te qytetit të Durresit.

Sako u paraqit ne komisionin hetimor per inceneratoret dhe nuk arriti dot qe ti përgjigjej pyetjeve te komisionit dhe u largua pa dhëne përgjigjet, qe kishin nevojat qytetarët e Durrësit dhe gjithë shqiptareve.”, theksoi Zhupa. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit