Më poshtë po ju njohim me parashikimin për 5 ditët në vijim.
Dita e martë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parshikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Që në orët e para të 24-orëshit reshje shiu e bore me intensitet të ulët. Për shkak të masave ajrore më të ftohta pritet që reshjet e borës me intenistet të ulët (në formën e flokëve të dëborës) të prekin kryeqytetin por edhe zonat bregdetare.
Nga dita e mërkurë deri ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme por të ftohta të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Për shkak të temperaturave të ulëta prezencë të ngricave të forta në rrugë kryesisht në zonat malore.
Era parashikohet kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek.
/5Pyetjet.al