-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rreziku i rritjes së çmimeve, Basha propozon dy masa konkrete

Kryesoret

Situata e rëndë në Ukrainë dhe ndikimet që ajo mund të ketë në Shqipëri, kanë bërë që Lulzim Basha, kreu demokrat, të reagojë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Basha thekson se qeveria duhet të marrë masa për të kompensuar dhe lehtësuar qytetarët shqiptarë. Ai propozon dy masa, uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe heqjen e menjëhershme të asaj që ai e cilëson taksa Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

REAGIMI I BASHËS

Në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve si pasoje e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.

Prandaj duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:

1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe

2. Heqjen e menjëhershme të taksës Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit