Në Ukrainë janë vrarë tre sportistë, mes tyre dy futbollistë Vitalii Sapylo 21 vjeç dhe Dmytro Martynenko 25 vjeç. Sapylo, një futbollist i Karpatit, ishte me origjinë nga fshati Sokilnyky afër Lviv dhe u vra në një betejë afër Kievit.
Ndërsa sulmuesi i FC Hostomel, Dima Martynenko u nderua sezonin e kaluar si lojtari më i mirë në divizionin e dytë, ku ishte golashënuesi më i mirë.
Ai mbeti i vrarë nga një bombë që i ra në shtëpinë e tij e ku dhe e ëma gjithashtu vdiq, ndërsa motra e tij 7-vjeçare u plagos rëndë dhe babai i tij i mbijetoi sulmit.
Mësohet gjithashtu se edhe Yevhen Malyshev, vetëm 20 vjeç ka mbetur i vrarë teksa po kryente shërbimin ushtarak.
Ai ishte pjesë e kombëtares ukrainase të Biathlon ku ka marrë pjesë në disa aktivitete për të rinj ndërsa ish shokët e kombëtares shkruajtën “Heronjtë nuk vdesin kurrë” në nderim të tij.