Shqiptari nga Kosova, Baki Buxhovi në një intervistë për mediat në Prishtinë thotë se është larguar nga zona e luftimeve në Ukrainë.
“Tashmë ndodhem larg zonës së luftimeve. Jam në një qytet që është kufitar me katër shtete: Hungaria, Sllovakia, Polonia dhe Rumanisë. Të gjithë ata që largohen nga Ukraina zgjedhin se nga cili vend dëshirojnë të largohen”, tha ai.

Buxhovi thotë se kërkesat më të mëdha janë për largim në drejtim të Polonisë derisa sipas tij hungarezët nuk janë shumë mikpritës”. Ai thotë se njerëzit humanitarë i kanë strehuar në banesa private.
“Unë vet arrita të largohem por nuk e di për fatin e fëmijëve të mi të cilët duket se janë ndarë në dy drejtime dhe rrugëtimi i tyre ka shkuara keq dhe është shndërruar në një udhëtim të rrezikshëm”, tregon Buxhovi.
Buxhovi është shprehur i kënaqur me ambasadoren e Kosovës në Çeki, për të cilën thotë se e ka telefonuar vazhdimisht dhe është kujdesur të dijë për të.