-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 vendime që marrin njerëzit e zgjuar për të arritur ëndrrat e tyre

Kryesoret

Numri mesatar i vendimeve që një i rritur zakonisht merr çdo ditë – nga lidhja e këpucëve deri te zgjedhja e kafesë së mëngjesit – është rreth 35,000. Në fund të fundit, jeta ka të bëjë me marrjen e vendimeve të duhura për të përmbushur qëllimet dhe dëshirat përfundimtare.

Për të thjeshtuar rrugën drejt përmbushjes së qëllimeve, ekzistojnë tre zgjedhje të zgjuara që duhet të bëni për të arritur suksesin e dëshiruar.

1. Mos t’ju vijë keq për veten.

Jeta do t’ju vendosë përpara dështimit dhe zhgënjimit. Pyetja është, si do të vazhdoni para? Një nga gjërat që duhet shmangur përfundimisht është keqardhja e tepërt për veten. Dikur, Barbara Corcoran ka thënë: “Dallimi midis njerëzve të suksesshëm dhe të tjerëve është se sa kohë kalojnë duke u ndjerë keq për veten”.

Bëhuni si njerëzit dhe sipërmarrësit më të suksesshëm: Kthehuni pas, mësoni nga gabimi, quajeni përvojë, mbani mend mësimin për të ardhmen dhe harroni pjesën tjetër. Kini parasysh: Gabimi nuk do të zhbëhet. Por ju mund të zgjidhni të mësoni prej tij dhe të vazhdoni përpara.

2. Rrethohuni me njerëz pozitivë.

Ashtu si një sëmundje e padëshiruar, njerëzit negativë do të infektojnë vendin e punës duke përhapur virusin e tyre të negativitetit. Ne të gjithë kemi një qasje për të menduar më shumë për përvojat e këqija sesa ato pozitive – kjo është shumë njerëzore. Por negativiteti i vazhdueshëm gjithashtu mund të na pengojë lumturinë dhe të shtojë stres të panevojshëm.

Jini të vetëdijshëm për gjuhën që zgjedhin disa nga miqtë tuaj aktualë ose kolegët e punës. A janë duke u përqendruar shumë në rezultatin më të keq të mundshëm? Apo e shohin gotën gjysmë plot?

3. Hidhni hapin e parë.

Njerëzit e zgjuar dhe të suksesshëm ndërmarrin rreziqe. Ata i dorëzohen rezultatit. Ata besojnë se gjërat do të funksionojnë sipas vizionit të tyre dhe e rrethojnë veten me këshilltarë të besuar që do t’i mbështesin drejt qëllimit që kanë në kokë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit