20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha kërkon votën e fermerëve: Rama zijafet me tollona, po ju hedh “kocka”

Kryesoret

Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në Lushnje, ku zhvilloi një takim me një grup fermerësh së bashku me kandidatin për kryetar bashkie, Indrit Sefa. Dy ishin pikat që u ndal kryetari i PD-së, çmimi i naftës dhe mbështetja për fermerët.

“Para luftës në Ukrainë kishte filluar që në 2014 lufta e naftës, më e shtrenjta në Europë për vendin më të varfër. Një nga zijafetet e kësaj qeverie, është që sa herë afrojnë zgjedhjet, paratë që ju ka vjedhur ju hedh ndonjë kockë, tollona nafte në 25 shkurt.

Një thërrime të këtyre parave që u ka vjedhur ua hedh. Për t’ju mbajtur të lidhur, që pastaj t’ju vazhdojë t’ju vjedhë. Këtë bëri me shpresën që do ju gënjejë prapë. Çmimi i naftës dhe tollonat janë dy anë të së njëjtës medalje. Çmimin e ka rritur si pasojë e taksave, ndërsa me tollonat po ju hedh një kockë. Njerëzit kanë filluar të shohin të vërtetat, falë edhe denoncimeve tona” tha Basha.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit