Në Shqipëri thuajse cdo ditë goditen raste të kultivimit të kanabisit, kryesisht në vitin e fundit “shtëpitë e barit”, por këto shifra për kryeministrin Edi Rama janë brenda normalitetit.
“Ka akoma kultivim të paligjshëm por është në shifra që janë brenda normalitetit të luftës me aktivitetet e paligjshme, nuk bën ndonjë ndryshim nga vendet e tjera” tha ai në Lushnje. Për opozitën dhe luftën Basha-Berisha tha se “Ata të dy bashkë janë pakicë në popull”.
Në takim nuk munguan batutat. “Mos ma ndaloni mikrofonin, se këtu në këtë qytet të drejtën e fjalës e kam unë.
Eriselda Sefa do të jetë sërish kryetarja jonë e bashkisë” tha një qytetar. Situatën Rama e tejkaloi me një batutë duke u rikthyer te opozita.
“Për këtë u ankove ti? Paskemi ndonjë me “bravë” në xhep, kemi ndonjë këtu nga “brava” që ka dashur të vendosë ty “bravën” në gojë”.
Në fund, shprehu bindjen se pavarësisht “votimeve” Eriselda Sefa e PS-së, do të fitojë. “Cështja nuk është që Eriselda do të jetë apo jo kryetare bashkie, unë mendoj që do të jetë.
Në datë 6 duhet me shkuar me votuar, pastaj secili voton për kë do, nuk diskutohet që në fund, përsa i përket votimeve këtu, do të fitojë ajo që duam ne” deklaroi ai.
/5pyetjet.al