-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kodi që lejon martesat e së njëjtës gjini, BE-Kosovës: Miratoheni!

Kryesoret

Zyra në Kosovë e Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar se “mosmiratimi i Kodit Civil do të ketë pasoja serioze negative në shumë aspekte të jetës së qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës, si dhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit”.

Miratimi i Kodit Civil në Kuvend është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit. AAK-ja është deklaruar që nuk do ta votojë këtë kod, i cili përfshin edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë. Ka edhe deputetë nga partitë tjera që kanë thënë se nuk do të japin votë pro për miratimin e Kodit Civil.

“Kodi Civil do të rregullojë konceptet juridike moderne lidhur me detyrimet kontraktuale, të drejtat pronësore, marrëdhëniet familjare dhe të drejtat e trashëgimisë. Kodi Civil sjell një avancim shumë të nevojshëm në zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit, dhe në gjendjen e disa prej sektorëve më të cenueshëm të shoqërisë kosovare, veçanërisht të grave dhe fëmijëve si dhe të personave LGBTI. Të drejtat e fëmijëve janë avancuar në tekst duke përcaktuar se organi kompetent (gjykata) gjithmonë vendos në interesin e tyre. Gjithashtu, janë sqaruar dispozitat lidhur me trajtimin e fëmijëve të braktisur ose pa përkujdesje prindërore, si dhe e drejta për t’u dëgjuar në moshën 6 vjeç. Kur bëhet fjalë për barazinë gjinore, pasuria e përbashkët e bashkëshortëve do të jetë e barabartë (50 deri në 50%). Për të shmangur martesat e të miturve, është e ndaluar martesa nën moshën 18 vjeç siç rekomandohet në vendet e BE-së. Gratë kanë të drejtë për procedura të barabarta dhe transparente në lidhje me divorcin dhe trashëgiminë para noterëve dhe gjykatave”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit