Aleanca e Atlantikut të Veriut, në një deklaratë të fundit ka bërë me dije se po këmbëngul që Kremlini të tërheqë forcat e tij nga Ukraina.
Gjithashtu, aleanca e dënon në mënyrën më të ashpër luftën në Ukrainë, e cila zgjat prej 1 jave.
NATO kërkon që Rusia t’i japë fund operacionit ushtarak në Ukrainë.
“NATO dënon me forcën më të madhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ukraina është një vend i pavarur, paqësor, demokratik dhe një partner i afërt i NATO-s. Aleanca i kërkon Rusisë që të mbyllë operacionin ushtarak, të tërheqë forcat nga Ukraina dhe të kthehen pas”, thuhet në deklaratën e NATO-s./5pyetjet.al