Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Twitter, ku ka shprehur se analistët dhe politikanët po përdorin rastin e Ukrainës për të sulmuar qeverinë.
Sipas ti këto sulme jo vetëm që nuk kanë baza, por përkundrazi qeveria e ka bërë detyrën e saj për Ukrainën, ata kanë qenë të parët që kanë ofruar ndihmë.
Ndërkohë që pak orë më parë deputet në krahun e Sali Berishës kanë kërkuar me rezolutë që të dënojnë Putin dhe Vuçiçin po ashtu të largohen nga Ballkani i Hapur.
Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!
— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2022
Po ashtu Rama ka treguar se zëri i Shqipërisë është dëgjuar si në OKB dhe në NATO. Sipas tij vendi jonë ka fituar respektin e vendeve të mëdha dhe se Ukrainës nuk do ti mungoi mbështetja e Shqipërisë. /5pyetjet.al
Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës🇺🇦🇦🇱
— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2022