-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç në krah të Putinit, Rama: E dinim, por s’e mbyllim “Ballkanin e Hapur”

Kryesoret

Sali Berisha kërkoi sot miratimin e një rezolute në Kuvend që dënon agresionin rus kundër Ukrainës dhe mbi të gjithë tërheqjen e Shqipërisë nga “Ballkani i Hapur”, pasi Serbia nuk i vendosi sanksione Moskës.

Por Edi Rama, tha sonte nga Lushnja se, nisma është për të lehtësuar jetën e qytetarëve dhe jo për të ndryshuar qëndrimin e politikës së jashtme.

“Pas ngjarjeve që po ndodhin dhe flasin, a thua që ne që kemi marrë këtë nismë nuk e kemi ditur, se çfarë është Rusia dhe cilat janë lidhjet me Serbinë?

Dhe a thua që Ballkani i Hapur është lidhja e dikurshme e miqësisë shqiptaro-kineze. Por Ballkani i Hapur, edhe dje edhe sot lehtëson njerëzit që zhvillonin aktivitet në këtë Ballkan.

Nuk po ndryshojmë trajektoren e politikës së jashtme, ndaj asnjërit prej fqinjëve, apo në raport me aleancat që ka njëri apo tjetri, por po përmirësojmë kushtet e veprimtarisë ekonomike të njerëzve” tha Rama.

Gjatë bisedës nuk munguan batuta për lehtësimin e masave anti-covid. “Mua më thanë që qeveria e ka marrë informacionin që këto masat shtrënguese… a maskat nuk janë hequr? A se nuk i kam lexuar të gjitha. Shyqyr që hoqën atë orarin se e kishin harruar” tha Rama.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit