Që pas nisjes së luftës edhe në Shqipëri ka pasur një rritje të çmimit të miellit. Por “Shoqata e Bukës” ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të miellit duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e abuzimeve, sidomos në rrethe.
“Të nderuar kolegë, kemi shumë telefonata veçanarisht nga rrethet që na ankohen për çmime të ndryshme të shitjes së miellit . Ne si Kryesi kontaktuam me drejtuesit e fabrikave të cilet nuk i pranojnë dhe vet këto çmime dhe nuk janë dakort me këto abuzime çmimesh, sidomos në rrethe, ndaj ne ju bëjmë thirrje që para se të bëni furnizime me miell por dhe me produkte të tjera, do ju luteshim që të kontaktoni direkt me Drejtuesit e Fabrikave.
Bëni rakordimin e nevojshem, dhe merrni atë miell në atë fabrikë që juve ju intereson si për cilësinë ashtu dhe për çmimin. Neve si Kryesi jemi të gatshëm tju japim informacion e nevojshëm për shitjen e çmimit të miellit. Mo’s bini pre e abuzimeve që mund të bëhen, sepse në këtë periudhë ndodh të bëhen abuzime të tilla sidomos në rrethe, pasi Tirana ështe me e kontrollueshme nga Drejtuesit e Fabrikave të miellit” mbyllet postimi.
/5pyetjet.al