-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendoset data kur do të mbahen zgjedhjet për kreun e FSHF

Kryesoret

Në mbledhjen e Asamblesë së Federatës Shqiptare të Futbollit është vendosur që zgjedhjet për kryetar të FSHF të mbahen më 15 mars.

Në fjalën e tij hapëse të punimeve të Asamblesë, Armand Duka kërkoi që të lihen mënjanë inat dhe të shihet përpara për të mirën e futbollit shqiptar.

“Kemi punuar e kemi gjetur rrugët jo vetëm për të mbajtur gjallë lojën më të bukur në botë, por edhe për ta çuar para atë. Shumë projekte janë marrë gjatë kësaj periudhe e do të merren edhe të tjerë në vazhdim. Për të gjitha vështirësitë për të ecur përpara kapërcehen me vullnet e qetësi. Duke kërkuar me qetësi atë që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, unë gjeta se çfarë duhet ët zgjedhim dhe ka lidhje me zhvillimin e futbollit shqiptarë.

T’i lemë mënjanë mllefin e inatin e mbartur. Ne pavarësisht se çfarë ndodh brenda e jashtë nesh, duhet të shohim përpara, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së kaluar. Duhet të mbyllet e shkuara e të fillojë e ardhmja, siç i takon shtëpisë sonë, ku gjithçka zgjidhet me mirëkuptim, jo gjyqe e penalitete. Duke reaguam në lidhje me këtë situatë, ju kërkoj bashkim, kontribut dhe dashuri për këtë lojë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit