Mbrëmjen e djeshme, Balina Bodinaku ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ku veç opinioneve lidhur me ‘BBV’, u ndal edhe në jetën e saj private.
Balinda u shpreh se kishte dy momentet më të vështira të jetës së saj, ku njëri prej tyre ishte divorci.
“Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci, sepse erdhi pas një raporti shumë të gjatë. Unë isha vetëm 17 vjeçe kur u lidhëm, dhe u ndamë pas 10 vitesh. Duhet të filloja gjithçka nga 0”, u shpreh ajo. Kujtojmë se prej vitesh ajo po shijon lidhjen me Andi Bushatin. /5pyetjet.al









