Armando Broja ka shkëlqyer mbrëmjen e së mërkurës në Kupën e Anglisë edhe pse u aktivizua vetëm 45 minuta, në ndeshjen që Southampton fitoi 3-1 ndaj West Ham.
Sulmuesi i kombëtares shqiptar fitoi një 11-metërsh kur takimi ishte 1-1, ndërsa në fundin e ndeshjes realizoi një kryevepër.
Pas ndeshjes, trajneri i Southampton vlerësoi shqiptarit për rrezikun që shkakton te kundërshtarët. “Unë nuk kam detyrë të qëndroj në rrjetet sociale, por të jem trajneri i skuadrës dhe shoh çfarë këta djem më ofrojnë. Nuk mund të flasim për besim në këtë skuadër nëse nuk tregojmë besim. Broja pati një ndikim pozitiv në lojë. Ai është një kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarët me shpejtësinë e tij”, tha tekniku austriak pas kualifikimit.









