-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Shkup po mblidhen ndihma për Ukrainën

Kryesoret

Ndihma për fëmijët ukrainas janë dhuruar nga prindërit që humbën dy djemtë e tyre në Maqedoni.

Është donacioni më prekës që kanë marrë vullnetarët në pikën për mbledhjen e ndihmave humanitare në Shkup për Ukrainën. Nga i gjithë vendi po mblidhen produkte ushqimore, sanitare, medikamente dhe veshmbathje. Kjo pikë është e hapur në rrugën “Sharplaninska -4 ” në Gjorçe Petrov.

“Këto pelena i dhuroi zotëria nga lagja Vllae, për fat të keq ka humbur dy djem dhe na tha se nuk i duhen andaj i dhuroi që t’i përdor dikush që i duhen, tani ne e dimë se për kë janë më se të nevojshme këto”, tha Marijanço Vellkovski.

Sipas Shoqatës së ukrainasve në Maqedoni, deri më sot janë nisur 3 maune me ndihma nga Maqedonia.

Studentja ukrainase Daria Tritinova, e cila në tri vitet e fundit studion në Shkup, iu është bashkangjitur aksionit për të ndihmuar bashkëkombësit që janë në luftë. Ajo tha se ndihmat vijnë nga gjithë vendi.

Njëkohësisht, donacionet mund të bëhen edhe përmes bankës. Kurse deri më 15 mars Kryqi Kuq ka hapur një linjë telefonike me nr. “143-400” që për çdo telefonatë dhurohen nga 100 denarë (1.8$). 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit