Tre shqiptarë dhe tre italianë janë arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha kokaine.
Ky grup përndiqet nga policia italiane për më tepër se 2 vite, dhe sipas tyre drejtuesi i grupit ishte një shqiptar i vendosur në komunën e San Giorgos. Ata siguronin sasi të mëdha kokaine në kohë fare të shkurtër, të cilat i shisnin me shumicë dhe pakicë në Itali.
Ata kishin marr me qera dy apartamente të cilat i përdornin për të magazinuar sasinë e drogës.
Hierarkia e grupit
Ata ishin të organizuar në mënyrë hierarkike, nën varësi të kryetarit shqiptar ishin dy të rinj nga Italia, të cilët bënin fshehjen e të ardhurave në një kompani fiktive.
Janë dokumentuar 4000 raste shitje doza kokainë duke çuar në sekuestrimin e 16 kg kokainë, 150 mijë euro në disa llogari bankare, 1 automjet luksoz me vlerë të lartë ekonomike e 1 orë dore e markës Rolex./5pyetjet.al