-sidi education-spot_img
29.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkuan t’i arrestonin të atin, vajza i fut thikën policit në Kamëz

Kryesoret

Një vajzë 22-vjeçe është arrestuar në Kamzë ditën e sotme, pasi akuzohet se qëlloi me thikë duke lënë të plagosur një efektiv policie, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit, efektivët kishin shkuar në banesë për t’i komunikuar të atit të 22-vjeçares që të paraqitej në komisariat, por vajza ka kundërshtuar duke plagosur njërin prej policëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ndihmës specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për ti komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, dhe gjatë komunikimit me shtetasin A. Gj., vajza e tij, shtetasja Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën” thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit