Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, ku i ka bërë thirrje për përfundimin e të gjitha veprimeve në Ukrainë.
Scholz i kërkoi Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime.
Ndërsa nga ana tjetër presidenti rus njoftoi një raund të tretë të bisedimeve Rusi-Ukrainë këtë fundjavë.
Lajmin e ka bërë me dije një zëdhënës i qeverisë në një deklaratë për mediat.
Gjatë një telefonate një orëshe, të dy udhëheqësit ranë dakord të zhvillonin bisedime të mëtejshme.
/5pyetjet.al