-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

30 persona humbin jetën pas një shpërthimi në xhaminë e Pakistanit

Kryesoret

Një bombë e fuqishme shpërtheu brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshaëar.

Ajo shkaktoi vdekjen e 30 besimtarëve dhe plagosi dhjetëra të tjerë, shumë prej tyre në gjendje kritike.

Shpërthimi ndodhi ndërsa besimtarët ishin mbledhur në xhaminë “Kucha Risaldar” në qytetin e vjetër të Peshaëar-it për lutjet e së premtes.

“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe të lënduarit po dërgohen në spital. Ne po hetojmë natyrën e shpërthimit, por dukej si një sulm kamikaz”, tha oficeri i policisë, Mohammad Sajjad Khan.

Ambulancat nxituan nëpër rrugët e ngushta të mbipopulluara duke transportuar të plagosurit në spital, ku mjekët punonin.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë.

Sulme të ngjashme kanë ndodhur në rajon, i vendosur afër kufirit me Afganistanin fqinj.

Shayan Haider, një dëshmitar, ishte duke u përgatitur për të hyrë në xhami kur shpërthimi i fuqishëm e hodhi atë në rrugë.

“I hapa sytë dhe kishte pluhur dhe trupa kudo”, tha ai.

Në departamentin e urgjencës në spitalin “Lady Reading”, pati kaos teksa mjekët përpiqeshin të transferonin shumë të plagosur në sallat e operacionit../5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit