Presidenti amerikan, Joe Biden ka folur me homologun ukrainas Volodimir Zelenski për të marrë informacione mbi zjarrin në centralin më të madh bërthamor në Evropë, deklaruan nga Shtëpia e Bardhë.
Gjatë telefonatës, ai ju bashkua thirrjes së presidentit ukrainas duke i kërkuar Rusisë që të ndërpresë aktivitetet e saj ushtarake në zonë dhe të lejojë zjarrfikësit të hyjnë në vend.
Biden mori gjithashtu një përditësim mbi situatën nga nënsekretari i Departamentit të Energjisë të ShBA-ve për sigurinë bërthamore.