-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova të ndalojë zgjedhjet serbe përgjithmonë”

Kryesoret

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se nuk duhet të lejuar mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, siç ka bërë së fundi.

Abazi thotë se vetëm institucionet e Kosovës vendosin se kush mund të mbajë zgjedhje brenda territorit.

“Argumentimi që Serbia mund ta përdorë atë si pretekst, është argumentim që e ka përdorur dhe e kemi dëgjuar në të kaluarën e ka arsyetuar pse janë lejuar të mbahen. Është argumentim bajat. Mbajtja e referendumit ka përcaktuar standard të ri. SHBA-të dhe shtetet e BE-së e kanë përshëndetur dhe përkrahur vendimin e Qeverisë dhe të kryeministrit për këtë, është vendosur standard i ri që brenda Kosovës vetëm institucionet e Kosovës vendosin se kush mund të mbajë zgjedhje në bazë të ligjeve dhe rregullave që janë të përcaktuara këtu.

Askush nuk është i gatshëm të marrë përgjegjësinë t’i ndalojë dikujt të drejtën e votës. Por në anën tjetër, të gjithë institucionet e Kosovës janë të gatshme për ta respektuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Serbia është shtet fqinj, mund t’i bëjë kërkesë shtetit e Kosovës për organizimin e zgjedhjeve”, tha Abazi.

Ai madje tha se zgjedhjet ilegale të Serbisë në Kosovë nuk do të pranoheshin nga askush.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit