Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka shkruar në Twitter se ka folur me ministrin e energjisë të Ukrainës pas raportimit për zjarrin në centralin bërthamor Zaporizhzhia.
Granholm ka njoftuar se ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.
“Operacionet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatura,” tha Granholm, e cili mbikëqyr arsenalin bërthamor të SHBA-së.
“Reaktorët e centralit mbrohen nga struktura të forta kontrolli dhe reaktorët po mbyllen në mënyrë të sigurt”, ka shkruar ajo.