-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Rama i dha ministres Xhaçka për 30 vjet tokën e Himarës

Kryesoret

Pas zbulimit të skandalit, deputeti i PD-së Arbi Agalliu ka reaguar duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë ministres së tij, Olta Xhaçka tokën e Himarës për 30 vite. “Pasi e shpalli veten pronar të vijës bregdetare të Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ta shpërndajë atë te miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Një prej përfituesve është dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Edi Rama i ka dhënë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli dhe shfrytëzimin e një zonë bregdetare në Himarë, një kompanie në pronësi të ish-deputetit socialist, Artan Gaçi i cili është bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka” u shpreh Agalliu në një deklaratë për mediat nga selia e PD.

Deklarata e plotë

Abuzimi me pronat e shqiptarëve dhe korrupsioni, nuk kanë të ndalur në qeverinë e Edi Ramës.

Pasi e shpalli veten pronar të vijës bregdetare të Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ta shpërndajë atë te miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Një prej perfituesve është dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Edi Rama i ka dhënë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli dhe shfrytëzimin e një zonë bregdetare në Himarë, një kompanie në pronësi të ish-deputetit socialist, Artan Gaçi i cili është bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Kompanisë së bashkëshortit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, i është dhënë leja për përdorimin e një zone bregdetare në Himarë për një periudhë 30-vjeçare.

Në vendimin e Edi Ramës, kompania e bashkëshortit të Olta Xhaçkës, cilësohet si investitor strategjik.

Për te fshehur gjurmën, bashkëshorti i ministres Xhaçka, kishte futur në mes kompaninë ‘AGTTC Hotel Management’, kompani e themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik.

Kompania ‘AGTTC Hotel Management’, është regjistruar në QKB me 25 qershor 2021 dhe është në pronësi të një 30 vjeçareje nga Massachusettsi, pa asnjë eksperiencë në biznes dhe pa burime të njohura financiare për të ndërtuar resort.

Veprimet për regjistrimin e kompanisë në QKB janë kryer nga juristja e kompanisë së Artan Gaçit, bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Një skemë e ngjashme me inceneratorët.

Adresa e kompanisë AGTCC Hotel management, është e njëjtë me dy kompanitë e krijuara me punonjës të Artan Gaçit.

Këto janë skema të njohura për Edi Ramën, ku miqtë e tij përdorin kompani fantazëm për të mbuluar përfitimet nga paratë apo pronat publike. Pronat që u shtetëzoi pronarëve të vërtetë të bregdetit, Rama po ua jep ministrave të tij. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar.

Por si është historia?

Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare.

Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Në vendimin e qeverisë, ‘AGTTC Hotel Management’ sh.p.k, cilësohet si investitor strategjik. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB, kjo kompani figuron në pronësi të shtetases amerikane, Tawni Lin Grzych-Sutton.

“Bashkia Himarë ka detyrimin që brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik “AGTTC Hotel Management” sh.p.k, me NUIS M11825022K, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet e destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë,” shkruhet në vendim.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kjo kompani është themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik, që ndryshe nga sa sugjeron vendimi i Këshillit të Ministrave, është kompania me emër të ngjashëm, AG.TTC Sh.p.k – në pronësi 100% te ish-deputetit socialist dhe bashkëshortit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,” tha Gaçi për BIRN dhe shtoi se sipas ligjit, “më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët”.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme ngre shqetësime për konflikt interesi. Gaçi i tha BIRN se për këtë arsye ai kishte futur në mes kompaninë ‘AGTTC Hotel Management’.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit