-sidi education-spot_img
20.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i dha bregun e Drymades, Shehaj: Xhaçka firmosi për burrin, të japë dorëheqjen

Kryesoret

Qeveria i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë së ish-deputetit Artan Gaçi, bashkëshortit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka, që ka planifikuar që të ndërtojë një resort në Drymades.

Vendimi i kaluar në këshillin e ministrave, sipas deputetit të PD-së Agron Shehaj është në konflikt interesi, pasi vetë ministrja ka votuar që burri të marrë statusin e investitorit strategjik. Për këtë arsye Shehaj i kërkon Xhaçkës që të japë dorëheqjen.

“Qeveria Rama i jep ministres së vet statusin e investitorit strategjik për resort në bregdet.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, sipas konfirmimit të këtij të fundit, janë shpallur investitorë strategjik, me vendim qeverie ku vetë ministrja është anëtare.

Me pak fjalë, ministrja ka bërë veten investitore strategjike në konflikt të pastër interesi me argumentin se asaj i takon.

Janë më mijëra shqiptarët që kanë investuar në bregdet dhe me përjashtim të miqve të kryeministrit, askush nuk është shpallur investitor strategjik.

Disa nga përfitimet e statusit të investitorit strategjik janë; dhënia falas e tokës shtetëtore, shpronësim i tokës private me paratë e buxhetit, falje taksash dhe garantim i infrastrukturës mbështetëse si rrugë, rrjet uji, energjie, etj.

Qeveria duhet të tërhiqet menjëherë nga ky vendim dhe Ministrja duhet të japë dorëheqje të menjëhershme” shkruan ai.

Por si është historia?

Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare.

Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Në vendimin e qeverisë, ‘AGTTC Hotel Management’ sh.p.k, cilësohet si investitor strategjik. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB, kjo kompani figuron në pronësi të shtetases amerikane, Tawni Lin Grzych-Sutton.

“Bashkia Himarë ka detyrimin që brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik “AGTTC Hotel Management” sh.p.k, me NUIS M11825022K, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet e destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë,” shkruhet në vendim.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kjo kompani është themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik, që ndryshe nga sa sugjeron vendimi i Këshillit të Ministrave, është kompania me emër të ngjashëm, AG.TTC Sh.p.k – në pronësi 100% te ish-deputetit socialist dhe bashkëshortit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,” tha Gaçi për BIRN dhe shtoi se sipas ligjit, “më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët”.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme ngre shqetësime për konflikt interesi. Gaçi i tha BIRN se për këtë arsye ai kishte futur në mes kompaninë ‘AGTTC Hotel Management’.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit