Aktorja Mila Kunis aktorja e njohur e filmit Friends of benefits, e cila është me origjinë nga Ukraina dhe bashkëshorti i saj Ashton Kutcher, janë zotuar të bashkojnë deri në 3 milionë dollarë donacione për të ndihmuar refugjatët që ikin nga Ukraina për shkak të konfliktit me Rusinë.
Çifti i njohur ka nisur një fushatë “Stand With Ukraine” GoFundMe me synimin që të mbledhin 3 milionë dollarë për Flexport.org dhe Airbnb.org, të cilat, thanë ata, janë “dy organizata që janë aktive në terren duke ofruar ndihmë të menjëhershme për ata që kanë nevojë më shumë për të”.
“Sot, unë jam një ukrainase krenare,” u shpreh ajo në një deklaratë të shpërndarë në faqen e mbledhjes së fondeve.
“Ukrainasit janë njerëz krenarë dhe të guximshëm që meritojnë ndihmën tonë në kohë të vështira. Familja jonë po fillon këtë fond për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes së menjëhershme dhe ne do të dhurojmë deri në 3 milionë dollarë.”- tha aktorja./5pyetjet.al