Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Hajdaran të Elbasanit, ku një person ka humbur jetën.
Mësohet se qytetari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.