Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 942 Qendrat e Votimeve në 6 Bashkitë, Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë.
Njoftimi:
KQZ Shqiperi njofton shpërndarjen e plotë të bazës materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 Bashki të vendit të datës 6 Mars 2022. Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 942 Qendrat e Votimit të Bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, ndërsa në Bashkinë Vorë janë shpërndarë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik. Në emër të KQZ falenderoj të gjithë personat e përfshirë në këtë proces dhe veçanërisht komisionerët e Njësive Administrative Shalë, Shoshë dhe Pult, të cilët pavarësisht kushteve tejet të rënda atmosferike, e përmbushën me sukses detyrën e tyre.
Gjithashtu falenderoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për ndihmesën në shpërndarje me mjetet e tyre, si edhe Policinë e Shtetit për shoqërimin e bazës materiale deri në destinacionin fundor.
/5pyetjet.al