Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Zelensky zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme.
Pas telefonatës, Rama ka publikuar një pjesë së bisedës, nga e cila është treguar për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës si dhe për rolin që ka Shqipëria përkrah SHBA-ve si bashkëpenëmbajtës në Këshillin e Sigurimit.
“I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse,” ka shprehur Rama në postimin e tij./5pyetjet.al